Gjyqtari serb i Gjykatës Kushtetuese që u emërua nga Thaçi cenon sigurinë kombëtare, konfirmojnë nga Presidenca

Aktuale

Gjyqtari serb i Gjykatës Kushtetuese që u emërua nga Thaçi cenon sigurinë kombëtare, konfirmojnë nga Presidenca

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 19:16
Radomir Leban teksa dekretohet nga ish-presidenti Hashim Thaçi

Në vendimin e nënshkruar me 15 korrik të këtij viti nga  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban i është refuzuar të emërohet në detyrën e noterit

Në arsyetimin e këtij vendimi janë përmendur informacionet nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI)

“Bazuar në informacionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me numër të referencës 01AKI-410-2024, i datës 13.04.2024, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e publikuar.

Por si u emërua gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese një person i cili sipas AKI-së cënon sigurinë kombëtare?

Radomir Laban në vitin 2018 ishte propozuar nga Lista Serbe për tu bërë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi kishte marrë 71 vota të deputetëve të Parlamentit të Kosovës për të shërbyer në Kushtetuese shoqëria civile dhe opozita e atëhershme i kishin kërkuar ish-presidentit Hashim Thaçi, që të mos e dekretoi për gjyqtar.

Duke i marrë parasysh reagime e shumta, ish-presidenti Thaçi kishe kërkuar verifikimin e organeve të sigurisë për Labanin.

“Mund ta konfirmojmë se për shkak të dyshimeve të ngritura për te kaluarën e z.Laban, Presidenti i Republikës së Kosovës nuk do ta bëjë dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”, ishte thënë në përgjigjen e Presidencës në atë kohë.

Por më 9 gusht 2018, ish-presidenti Thaçi kishte dekretuar pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke përfshirë Radomir Labanin.

Është e paqartë se a ka marrë informacione nga AKI ish presidenti Hashim Thaçi  rreth verifikimit të Radomir Laban kur e ka bërë dekretimin e tij për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Media ka dërguar pyetje në Zyren e Preidentes për të kuptuar më shumë rreth dekretimit të Radomir Labanit.

Zyra e Presidentes: Gjate mandatit të saj Presidentja është informuar lidhur me veprimtarinë e gjyqtarit Laban te cilat, sipas vleresimit te institucioneve te sigurise, rrezikojne sigurine kombetare.

Në një përgjigjie zyrtare Zyra e Presidentes thekson që:

“Gjyqtari Radomir Laban nuk eshte emeruar nga Presidentja Osmani. Ai vecse ka qene gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese kur Presidentja e ka marre mandatin. Shkarkimi i gjyqtareve te kushtetueses mund te behet vetem pasi te rekomandohet nje gje e tille nga vete gjykata kushtetuese, pas votimit nga 2/3 e gjyqtareve te gjykatës”

Por gjatë mandatit të saj Presidentja znj.Vjosa Osmani ishte informuar nga AKI se veprimtaria e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban cenon sigurinë kombëtare. Si e para e shtetit për çështje të sigurisë kombëtare presidentja Osmani  i kishte sugjeruar AKI që këto informacione t’i ndante edhe me organet tjera të sigurisë duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Gjate mandatit te saj Presidentja është informuar lidhur me veprimtarinë e gjyqtarit Laban të cilat, sipas vlerësimit te institucioneve te sigurisë, rrezikojnë sigurinë kombëtare. Me sugjerim të Presidentes, AKI i ka ndarë këto informacione me Gjykaten Kushtetuese si dhe me Ministrinë e Drejtësisë.

Poashtu Presidentja është njoftuar që lidhur me këtë çështje AKI ka dërguar informacion edhe në institucionet e tjera të sigurisë si dhe ato te drejtësisë” thuhet në përgjigjien e zyrës së Presidentes.

Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është 9 vite e që i bie që Laban do të jetë në këtë pozitë deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat