Caktohet paneli i Supremes në rastin e Haxhi Shalës lidhur me paraburgimin

Aktuale

Caktohet paneli i Supremes në rastin e Haxhi Shalës lidhur me paraburgimin

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 19:27
Haxhi Shala

Dhomat e Specializuara, njoftojnë se është caktuar Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me mbajtjen në paraburgim.

Kështu ka njoftuar Specialja.

“Më 16 korrik 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, e dorëzuar nga Mbrojtja e Haxhi Shalës më 12 korrik, lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen do të vendosin lidhur me këtë kërkesë”, njofton Specialja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat