Shkëlzen Gashi: “Qy sa bukur, kur Kurti po flet ambasadorët po marrin shënime”

Aktuale

Shkëlzen Gashi: “Qy sa bukur, kur Kurti po flet ambasadorët po marrin shënime”

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 21:47
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka komentuar fotografinë nga takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT’it.

Gashi ka theksuar se është shumë mirë kur ambasadorët marrin shënime nga kryeministri i Kosovës.

Ai ka thënë se e ka vuajtur gjatë mënyrën sesi ambasadorët kanë “poshtëruar”, krerët e institucioneve të Kosovës në të kaluarën.

Sipas tij, tashmë është ndryshe – Kurti po tregon çfarë duhet të bëjmë, dhe jo e kundërta.

“Fantastike, unë e kam vuajtur shumë për vite e vite si këta i kanë poshtëru liderët e institucioneve të Kosovës, kryeministrin, kryeparlamentarin e presidentin duke iu dhënë detyra. Këta po mbajnë shënime, kështu është fantastike. Ky po iu tregon çka kemi me bë”, ka thënë Gashi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat