Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

Aktuale

Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 00:32
Blerim Ramadani

Me fletarrest të Serbisë, sot në Maqedoninë e Veriut u arrestua ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani, nën pretendimin se ka kryer krime të luftës.

Lidhur me rastin ka folur ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Qehaja tha se nuk ka rrezik që Ramadani të dorëzohet në Serbi.

“Jemi duke u marrë me rastin, e kemi rastin shumë të fortë që kjo nuk do të ndodhë. Jemi në komunikim me qeverinë e re këtu por edhe me organet e drejtësisë,” u shpreh Qehaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat