Aktori Çun Lajçi ka hedhur poshtë raportimet për boshtaisje të plazheve shqiptare nga pushuesit.
Pas kësaj ai ka thënë se ka pas reagime të shumta se gjoja është paguar nga Edi Rama ose Albin Kurti.
Por, Lajçi e ka mohuar këtë duke thënë se shqiptarin duhet ta gënjesh që të besojë.
Postimi i plotë:
Shëngjini i mirë për të gjithë!
Edhe këtë e mësova; - sa më i vërtetë të jeshë, aq më i dyshimtë do të dalësh për shqiptarin!
Unë, që rri nga ora 20 deri në orën 24 me një çantë libra në sheshin e Shëngjinit, unë s’e ditkam a paska a nuk paska pushues bregdeti verior i vendit tim?!
Unë që gjithë ditën eci me një kapuç kashte buzës detit që nga Porti e deri në Kune, unë s’e ditkam a ka a s’ka pushues Shëngjini?!
E pra, unë që flas me hijen time, unë nuk jam as i paguar as i shushatur, por njeri që s’e duron rrenën, mashtrimin, propagandën, hilen, dredhinë, që i bëhet qytetarëve të cilët përgatiten 10 muaj që të fitojnë dy muaj dhe dalin shqiptarët si gjelat majë plehut e kokorisin; - shtrejt, po ikin pushuesit! Na ropën vetëm pse jemi kosovarë!
Pse, si deshtet ju? - t’i zbresin çmimet vetëm për ne kosovarët?
Po ne në Kosovë i kemi ngritur çmimet para një viti më shumë se Zvicra e Gjermania dhe tani dashkemi të pushojmë lirë e mirë!
- E jo, "lirë e mirë ka në Greqi" sepse ai të flet greqisht e greqishtja i "zbut çmimet"!
Jo miq! Unë në Shëngjin kurgjë s’gjeta më shtrejt se vitin e kaluar se mua fyti s’ma përbinë detin si juve, dhe askush nuk më pagoi të flas, se qenkan bërë shumë merak ca shqiptarë "ty të paskan paguar të bësh reklamë"! "Sa para more"? "Kush të pagoi, Edi Rama apo Albin Kurti?"
- Shqiptarit s’bën me ia thënë të vërtetën, se menjëherë i shkojnë mendët te paratë; - ky paska marrë para, mos i besoni!
Shqiptarin rreje! Rreje ore rreje nëse don me të besua!
Unë fola për Shëngjinin, se për bukuritë e jugut e për luksin që t’ofron, unë s’kam kaçik. Ju me veturat e shtrenjta e me zinxhirët e arit, ju mos u ankoni, se luksi e ka çmimin e vet!
Unë veç deshta t’iu them; - Shëngjini i mirë për të gjithë!