Lokalizohet vendi, Faton Hajrizi raportohet se është në Bosnjë e Hercegovinë

Aktuale

Lokalizohet vendi, Faton Hajrizi raportohet se është në Bosnjë e Hercegovinë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 09:40 Përditësuar në ora: 10:14 më 18.07.2024
Autori i dyshuar, Artan Hajrizi

Prapaskenat e ngjarjes në Serbi, ky dyshohet se ishte shkaku që Hajrizi vrau policin serb

Një polic serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ku autor dyshohet të jetë shqiptari nga Kosova Artan Hajrizi.

“Novosti” ka zbuluar detaje të tjera nga vrasja. Gjithçka ndodhi gjatë një kontrolli rutinë të taksive në Loznicë në të cilën ndodheshin shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve jozyrtare të kësaj gazete, pas ndalimit nga policia kufitare, 33-vjeçari Artan Hajrizi ka thënë se ishte nisur për të vizituar një shok të tij në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante, ai hapi zjarr.

Për këtë rast ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e përkohshme të të ashtuquajturës Kosovë në emër të Hajziri Artan (33) dhe një letërnjoftim gjerman”, ka thënë Daçiq.

Media pak më parë raportoi se i dyshuari për këtë rast, Artani, është vëllai i Faton Hajrizit i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik dhe që atëherë është në kërkim.

Helikopterë e dronë në kërkim të Artan Hajrizit, që dyshohet se vrau policin serb - ky është versioni i Beogradit për ngjarjen

Një polic në Serbi është vrarë mbrëmë pas mesnate dhe një tjetër është plagosur rëndë, sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Policia serbe thotë se në vendngjarje ka gjetur “pasaportën e lëshuar nga Kosova e të dyshuarit me emër të Artan Hajrizit, 33 vjeç dhe një letërnjoftim gjerman”.

Tutje, janë dhënë detaje si ka ndodhur incidenti.

Image

Artan Hajrizi

“Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës ndaluan një Mercedes me targa të Tutin [qytet në rajonin e Rashkës në Serbi], në të cilin ndodheshin dy persona”, tha Daçiq.

“Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviq (34) në gjoks dhe polici Vjekoslav Iliq (50) në shpatull, pas së cilës ka ikur”, ka thënë policia serbe.

Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç u nënshtrua plagëve të marra.

Siç raporton mediumi serb “Kurir”, forca të shumta policore janë në kërkim intensiv të sulmuesit, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste ndodhen në terren, janë ngritur dronë dhe helikopterë.

Hetimet nga Prokurori i Lartë Publik nga Shabac dhe pjesëtarë të policisë janë duke vazhduar.

“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në emrin tim”, tha Daçiq.

Vëllai i Faton Hajrizit dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, dalin fotot e tyre

Një zyrtar policor është vrarë në Loznicë të Serbisë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizi, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Media përmes burimeve të veta mëson se Artani është vëllai i Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Artan Hajrizi sipas burimeve jeton jashtë vendit, konkretisht në Gjermani.

Policia tashmë në kërkim të sulmuesit.

Image

Polici i vrarë, Nikolla Krsmanoviq

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.

Image

Polici i plagosur, Vjekoslav Iliq

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.

Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat