Murati tregon kur fillon ekzekutimi i pagesave të shtesave të reja për fëmijë

Aktuale

Murati tregon kur fillon ekzekutimi i pagesave të shtesave të reja për fëmijë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 11:41
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur detaje nga skema e ri-dizajnuar e shtesave për fëmijë.

Murati, në një konferencë për media, bëri të ditur se skema e re e shtesave për fëmijë do të hyjë në fuqi nga muaji gusht, pasi për këtë muaj tashmë janë përpunuar listat.

“Konsiderojmë se është një ditë e mirë me një lajm të mirë për fëmijët dhe të gjitha nënat që marrin shtesat në emër fëmijëve…”, tha ai, duke shtuar se janë mbi 403 mijë fëmijë që përfitojnë nga skemat e shtesave.

Sipas tij, çdo familje që i ka tri fëmija nga 0-16 vjet do të përfitojë mbi 17 mijë për tre fëmijët për vitet e përfitimit nga shtesat.

“Më lejoni t’ju jap një kuriozitet. Ka një nënë në skemë që ka 10 fëmijë…”, tha ai.

Murati, tregon edhe kriteret e skemës së shtesave për fëmijë, dhe shumën që do ta marrin për një muaj dhe për vit.

“Është një ditë e mirë për të gjithë fëmijët ane kënd vendit, për të gjitha nënat që marrin shtesa në emër të fëmijëve. Bëhet fjalë pra, për 403 mijë, ose më mirë për mbi 403 mijë fëmijë që tani aktualisht janë përfitues të skemës universale të shtesave të fëmijëve, dhe duke e parë të nevojshme ridizajnimin, jemi siguruar që të rritet mbështetja, dhe kësisoj të rritet edhe mirëqenia për të gjithë fëmijët”, thotë Murati.

“Se si llogaritet nga numri i fëmijëve, është kriteri se sa nëna janë regjistruar, dhe për sa fëmijë merr shtesë aktualisht. Pra mund të ketë dy fëmijën apo tre, dhe kuptohet se njëri nga fëmijët mbush 16 vjeç, janë vetëm dy fëmijë që marrin shtesa”.

“Për fëmijën e parë është 20 euro në muaj, apo 240 euro në vit, për fëmijën e dytë, apo për dy fëmijë, është dy herë nga 20 euro, apo 480 euro në vit, ndërkaq në vitin e tretë, bëhet një kapërcim substancial në shumë, sepse për tre fëmijë bëhet nga 30 euro në muaj, që nënkupton nga 90 euro për tre fëmijët, dhe 1 mijë e 80 euro bë vit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat