Babai i vëllezërve Hajrizi: Fatoni i ka bërë ato punë, ia ka vjedhur pasaportën Artanit

Aktuale

Babai i vëllezërve Hajrizi: Fatoni i ka bërë ato punë, ia ka vjedhur pasaportën Artanit

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 11:43
Faton Hajrizi

Mustafë Hajrizi, babai i vëllezërve Faton e Artan Hajrizi, ka thënë se djali i tij i vogël, është në Gjermani.

Ai, në një deklarim, ka thënë se Faton Hajrizi ia ka marrë pasaportën vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Lloznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij”, ka thënë ai fillimisht.

Mustafë Hajrizi ka thënë se nuk ka informata se si Fatoni ia vodhi dokumentet personale vëllait të tij.

“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.”

Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të)”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat