Me shtrëngime duarsh e të buzëqeshur, presidentja Osmani në takim me kryeministrin e ri britanik

Aktuale

Me shtrëngime duarsh e të buzëqeshur, presidentja Osmani në takim me kryeministrin e ri britanik

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 11:51
Vjosa Osmani dhe Keir Starmer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer.

Duke publikuar një fotografi të shtrëngimit të duarve dhe të buzëqeshur, Osmani shkroi në Instagram: "Faleminderit për mikpritjen në Blenheim Palace, kryeministër Starmer”.

Osmani ka udhëtuar drejt Britanisë për ta përfaqësuar Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

E para e shtetit të Kosovës do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat