Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e EULEX-it, flasin për mbështetjen e dialogut

Aktuale

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e EULEX-it, flasin për mbështetjen e dialogut

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 13:51
Foto nga takimi

Komandanti i misionit KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me shefin e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata ndanë pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe mbarë rajonin.

“Ata ndanë për bashkëpunimin e ndërsjellë, për përpjekjet e përditshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat