Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë pacientëve apo personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve dhe kanë marrë tretman “mjekësor“, nga Nazmi Mulaku dhe P.I në Vushtrri të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre.
Prokuroria ka kërkuar që të gjithë qytetarët të cilët janë trajtuar në këtë biznes “Bio Mulaku” të japin deklaratat e tyre në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më 16 korrik, policia e ka arrestuar Nazmi Mulakun, që njihet si ‘Nazmi Bio Mulaku”, dhe një person tjetër për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ dhe “Mashtrimi”.
Mulaku dyshohet se për dhjetë vite ka punuar duke pretenduar se është mjek popullor.