“Faton Hajrizi nuk bën asgjë pa vetëdije”/ Ish drejtori i burgjeve e përshkruan karakterin e tij

Aktuale

“Faton Hajrizi nuk bën asgjë pa vetëdije”/ Ish drejtori i burgjeve e përshkruan karakterin e tij

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 22:11
Emrush Thaçi

Emrush Thaçi, ish-drejtor i burgjeve, tha se e ka njohur personalisht Faton Hajrizin dhe ai nuk bën asgjë pa vetëdije.

Ai tha se Fatoni është inteligjent dhe i shkathët fizikisht.

“Ne (sistemi) e kemi kriju e ushqy një të mitur me krim kohë pas kohe dhe ai gradualisht ka marrë fuqi, përvojë, unë si drejtor jam taku disa herë me të, Fatoni asnjë gjë nuk e bën pa vetëdije. Është inteligjent, i shkathët fizikisht, ka tentu disa herë edhe mua ndoshta e tjerët t’i vëjë në provë me arritë qëllimin e vetë”, tha Thaçi.

“Si sistem ka dështu ta risocializojë një të mitur, ai fillon me ikjet”, tha më tej Thaçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat