Vrasja e policit serb, Berisha ka një mesazh të rëndësishëm për mërgimtarët e Kosovës

Aktuale

Vrasja e policit serb, Berisha ka një mesazh të rëndësishëm për mërgimtarët e Kosovës

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 08:19
Bekë Berisha

Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se rasti i vrasjes së policit serb, nga i dyshuari kosovar, mërgimtarët nuk duhet të udhëtojnë kah Serbia.

Sipas tij, situata është e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq.

“Pas rastit që ndodhi, vrasjes së policit serb, nuk ish dashtë shqiptarët të udhëtojnë kah Serbia sepse është situatë e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq”, tha ai.

Por se a mund të kenë probleme mërgimtarët që veçse kanë marrë rrugën për Kosovë nga Serbia, ai thotë se ka indikacione që mund të ketë probleme.

“Ka indikacione që mund të ketë komplikime për shqiptarët/mërgimtarët që kalojnë kah Sebia, pra mund të ketë probleme. Nuk duhet të harrohet që një bashkëatdhetar tonin e kanë vrarë në burg duke i rënë nga Serbia për shkakun që e ka pasur tatton me shqiponjë”, theksoi ai.

Por sipas Berishës një çështje e tillë nuk do duhej të politizohej.

“Nuk e di sa do të politizohet sepse këto çështjet e sigurisë janë shumë të ndishme dhe ka njerëz që e politizojnë ka të tjerë që janë më të vetëdijshëm dhe e dijnë që nuk do duhej të politizohej një rast i tillë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat