Osmani takon Macronin në Londër, tregon çka diskutuan

Aktuale

Osmani takon Macronin në Londër, tregon çka diskutuan

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 11:33
Presidentja Osmani dhe Presidenti Macron

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Ajo dje është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Macron kanë diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka thënë Presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat