Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vite burgim, kreu krime lufte në Kosovë

Aktuale

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vite burgim, kreu krime lufte në Kosovë

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 11:59
Ekrem Bajroviq

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviq, për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.

I njëjti është dënuar me 12 vite burgim.

Dënimi me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton teve1.info

Po ashtu, të akuzuarit Bajroviq i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat