Bankomatet jashtë funksionit? Flasin nga Banka Qendrore e Kosovës

Aktuale

Bankomatet jashtë funksionit? Flasin nga Banka Qendrore e Kosovës

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:32
Ilustrim

Një numër i madh i institucioneve në botë raportuan probleme të theksuara me internetin mëngjesin e sotëm, nga kjo ndërprerje masive u goditën bankat, mediat dhe linjat ajrore, të cilat shkaktuan një kolaps global.

Media ka raportuar nga burimet e veta se edhe në Kosovë sistemet bankare të tërheqjes së parave nuk janë duke funksionuar.

Për të konfirmuar është deklaruar zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Albert Spahiu, i cili tha se nuk janë në dijeni për një problem të tillë.

“Ne në Bankën Qendrore nuk jemi të informuar se një gjë e tillë po ndodh në Bankat e Kosovës”– u shpreh Spahiu.

Mediumi ka kontaktuar edhe Shoqatën e Bankave të Kosovës, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigjie.

Deri më tani shkaqet e këtij problemi nuk dihen por Microsoft tha se po ndërmerr veprimet e duhura pas problemeve të shërbimit dhe se po heton çështjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat