Media serbe zbulon! Ky është çifti i martuar i arrestuar për ndihmë të dyshuarit për vrasjen e policit: Blogerja dhe trafikanti i drogës pas hekurave

Aktuale

Media serbe zbulon! Ky është çifti i martuar i arrestuar për ndihmë të dyshuarit për vrasjen e policit: Blogerja dhe trafikanti i drogës pas hekurave

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:58
Ky është çifti i martuar i arrestuar për ndihmë të dyshuarit për vrasjen e policit

Ivana R., e cila u arrestua dje në Mladenovc për dyshimin se ajo dhe bashkëshorti i saj Zoran R., të cilit iu vunë prangat në Bijeljina, kanë ndihmuar të dyshuarin për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviç dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav V. në Loznicë, në rrjetet sociale prezantohej si influencuese.

▶︎ Dyshohet se të dy kanë rënë dakord për transportin e të dyshuarit Faton Hajrizit, i cili është në arrati dhe kërkohet për dyshimin se ka vrarë policin Nikola Krsmanoviç dhe ka plagosur kolegun e tij Vjekoslav I. në Loznicë, - thotë një burim për Kurir.

Siç ka shkruar Kurir, bashkëshorti i saj Zoran R. është i njohur më parë për policinë pasi është dënuar me tetë vjet burg nga Gjykata Speciale në Beograd për trafik droge, por ka ikur dhe për të ishte lëshuar një urdhër arresti. Sipas informacioneve jozyrtare, ai kishte dokumente në emër të Marko Markoviçit.

▶︎ Ivana jeton në Mladenovc dhe ka tre fëmijë. Ata janë martuar në vitin 2020, - thotë burimi për Kurir.

Ivana R. në rrjetin social Instagram ndiqet nga gati 12 mijë njerëz dhe ajo kryesisht këshillon nënat se si të fitojnë para nga shtëpia. Në një postim ka përmendur edhe bashkëshortin e saj.

▶︎ Në moshën 18-vjeçare mbeta shtatzënë dhe lashë shkollën, punoja në klube nate si hostess. Më vonë takova njeriun e jetës sime, u martova dhe linda edhe dy fëmijë të tjerë, ai punon jashtë vendit, - ka thënë ajo ndër të tjera në një video publike dhe ka theksuar se ka "kaluar edhe parajsë dhe ferr".

Image
Hajrizi, i cili është në Arrati

 

Përndryshe, në Facebook ka postuar vetëm dy foto me bashkëshortin e saj.

Burri i saj, le të kujtojmë, ishte arrestuar në mars të vitit 2019 si truri i një grupi kriminal nga i cili në pikën kufitare të Gradina u konfiskua 1.1 ton marihuanë. Me Zoran R., thuhet se atëherë është arrestuar edhe partnerja e tij e atëhershme Danijela D.

▶︎ Kontrabandën, siç dyshohej, e organizonin Zoran R. dhe partnerja e tij e atëhershme Danijela D. Në kamionët ku transportohej droga ishin ndërtuar bunkerë. Detyra e saj ishte të merrte me qira kamionët dhe të gjente shoferët, ndërsa Zoran R. ishte truri i çdo aksioni. Narkotikët udhëtonin nga Serbia nëpërmjet Bullgarisë në Turqi, që ishte destinacioni përfundimtar, - kishte zbuluar burimi për Kurir.

Siç u zbulua gjatë arrestimit, ai kishte dokumente të falsifikuara dhe taksisti që po transportonte Hajrizin, për të cilin është lëshuar urdhër arresti, pas arrestimit kishte treguar se ai i kishte thënë se po shkonte tek njëfarë Marko Markoviç "që është pronar i një hoteli në Bijeljina".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat