Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë, po qëndron në një vizitë në Serbi, ku është pritur me nderime të larta që në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Këto dy vende, Gjermania (në emër të BE-së) dhe Serbia, e kanë nënshkruar edhe një memorandum në lidhje me “një partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme”.
Kjo vizitë është komentuar edhe në Kosovë.
Në linjën e interpretimeve pesimiste është edhe Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovës.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Bosch vlerësoi se sot është një ditë e keqe për “mjedisin, demokracinë dhe Kosovën”.
“Ditë e keqe për mjedisin, demokracinë dhe për Kosovën. BE-ja kësaj radhe edhe përmes vizitës së kancelarit gjerman, mbështet qeverinë serbe që të lërë investitorët e huaj të shkatërrojnë, kundër vullnetit të njerëzve, për të filluar nxjerrjen e litiumit. Litiumi është i domosdoshëm për bateritë në E-makinat, arsye që veçanërisht Gjermania, me industrinë e madhe të makinave, është e interesuar. Vuçiq do ta përdorë këtë sigurisht dhe BE-ja përdor regjimin e tij autokratik për të injoruar vullnetin e popullit. Unë mendoj se nuk flitet për politikën e tij për destabilizimin e rajonit” – ka shkruar Bosch.