Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka komentuar marrëveshjen në mes Serbisë dhe BE-së.
Në lidhje me këtë zhvillim, Selimi ka sjellë në fokus një çështje krahasuese.
Sipas Selimit, përderisa Kosova është ende nën sanksione, Serbia nënshkruan marrëveshje me BE-në.
“Qeveria e Kosovës është ende nën sanksionet e BE-së. Qeveria serbe nënshkruan marrëveshjen me BE-në në prani të kancelarit gjerman dhe komisionerit të BE-së, për minierat e litiumit për bateritë evropiane të makinave. Flamuri gjerman i projektuar në kullën më të madhe të Beogradit dhe nëpër rrugët e Beogradit”, ka shkruar ai.