Redaktorja e "Radio Kosovës", Serbeze Haxhiaj, i ka reaguar deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili dje e ka kritikuar RTK-në që nuk e ka dhënë si lajm kryesor vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e fëmijëve.
Ajo ka vlerësuar se deputeti i VV-së nuk kupton shumë nga puna e lajmeve.
Në profilin e saj në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se është e gatshme të ia lëshon pozitën e saj deputetit të VV-së.
“Sipas këtij planifikimin ditor e renditjen duhet me ba sipas agjendes institucionale! Kur të dojë ia lëshoj poziten e redaktores në lajme”, ka shkruar Haxhiaj.