Faton Hajrizi, i cili dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq, është vrarë sot nga policia në një lokacion afër kufirit me Serbinë.
Sipas mediave serbe, ai është lokalizuar nga pjesëtarët e policisë, dhe më pas disa herë ka kërkuar që të dorëzohet. Më pas, sipas tyre, ai ka refuzuar dhe ka vendosur të qëllojë në drejtim të tyre, pas së cilës ata kanë kthyer zjarr.
Media serbe Informatori ka publikuar fotografitë e Fatonit të vrarë dhe të armës, me të cilën ka qëlluar policinë serbe. Sipas tyre, në armë ishin të gdhendura simbolet e UÇK-së, përcjell Bota sot.
"Policia serbe e kishte lokalizuar në një pikë karburanti jo larg FK Trbusnica. Ai u përpoq të arratisej përtej Drinës, por kur kuptoi se kishte pjesëtarë të policisë në të dyja anët, hoqi dorë nga vrapimi, por hapi zjarr ndaj tyre dhe filloi t'i shajë në serbisht", shkruan media serbe.