Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet serbe.
Avokati Skender Musa në një emision televiziv, ka thënë se vrasja e Hajrizit nuk dallon shumë nga vrasjet e paraluftës.
“Nuk dallon shumë nga vrasjet e para luftës që kanë ndodhur nga autoritetet e Serbis . Pa marrë parasysh se a ka reaguar i ndjeri Hajrizi apo nuk ka reaguar, Policia ka qenë e obliguar që së pari të provojë arrestimin e tij dhe jo gjithë ato forca policore te shtinë breshër automatikësh siç po raportohet.
Mirëpo edhe në të kaluarën edhe në kohën e regjimit të Millosheviqit edhe para luftë, autoritet e Serbisë çdoherë kur kanë qenë në pyetje shqiptarët nuk i kanë respektuar procedurat ligjore të arrestimeve. Mirëpo aksionet e tyre kanë përfunduar më vrasjen e shqiptarëve”, ka thënë Musa.