“I mramti te dera e burgut më ka përqafu, e këshilluan keq”: Gani Geci flet për Faton Hajrizin

Aktuale

“I mramti te dera e burgut më ka përqafu, e këshilluan keq”: Gani Geci flet për Faton Hajrizin

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 16:52
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka komentuar vrasjen e Faton Hajrizit.

Geci në një lidhje direkte ka thënë se Hajrizin e ka takuar në burgun e Smrekonicës.

Ai ka fajësur institucionet që nuk kanë ditur ta socializojnë.

“Ka qenë djal trim. Probleme ka bërë sepse nuk është edukuar mirë në burg, qysh herën e parë kur është dënuar nuk është edukuar, është dashur të shkoj në shkollë. Burgjet e Kosovës nuk e kanë bërë si duhet, janë sjellur keq edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë. Pata rast ta takoj në burgun e Smrekonicës, ishte 400km larg nga këtu vendi ku ndodhi rasti, ishte e pamundur t’i ndihmonte dikush”, ka thënë Geci.

"I mramti te dera e burgut më ka përqafu, tha mirë që dole".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat