ZPS-ja dorëzon aktakuzë të ndryshuar për Isni Kilajn

Aktuale

ZPS-ja dorëzon aktakuzë të ndryshuar për Isni Kilajn

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 17:20
Isni Kilaj

Një aktakuzë e ndryshuar për ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn është dorëzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë.

I liruar me kusht nga Gjykata Speciale, më 15 maj të këtij viti, ai tani po akuzohet për pengim të drejtësisë.

Në njoftimin e lëshuar, në atë kohë thuhej se edhe pse Isni Kilaj është liruar, ai prapë e ka statusin e të dyshuarit në proceset e Dhomave të Specializuara.

Lirimi i tij ishte bërë pas plotësimit të kushtit të dorëzanisë në shumë prej 30 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat