Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar për një rast, ku vajza 24-vjeçe po i kërkon prindërit e saj biologjikë.
Ai tha se i ka premtuar Vajzës që do ta përkrah iniciativën e saj për t’i gjetur prindërit biologjikë teksa bëri thirrje për ndihmë nga kushdo që ka informacion për këtë rast.
“Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001”.
“Në dosjen e Policisë, të vitit 2000, thuhet se Vajza është gjetur nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin Orllat-Llapushnik (në krahun e djathtë, te stacioni i atëhershëm i autobusëve), më 10 korrik 2000, në ora 21:40”, shkroi Lladrovci.
Më tej, ai tha se në të dhënat e Spitalit të Prishtinës shkruan se Vajza, në momentin e kontrollimit shëndetësor më 10-11 korrik të vitit 2000, ka qenë foshnjë e lindur rreth 3 ditë më parë në një spital të papërcaktuar.
“Vajza kërkon ndihmë për informacionet e lindjeve nga 5.7.2000 deri në datën 10.7.2000, për të gjetur prindërit e saj biologjikë. Për këtë, do të ndihmonin edhe shënimet e Spitalit të Prishtinës të kohës kur Vajza ka qëndruar aty, nga 10 korriku 2000 deri më 15 mars 2001”, shkroi më tej Lladrovci.
“Kushdo që ka informacion lidhur me këtë rast, të paraqitet në e mailin e Vajzës i hapur enkas për rastin: [email protected], ose në telefonin: +383 48 600 987”.