Kelmendi: Mos e krahasoni Faton Hajrizin me Milan Radoiçiqin

Aktuale

Kelmendi: Mos e krahasoni Faton Hajrizin me Milan Radoiçiqin

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 19:47
Gazetari Adriatik Kelemendi

Gazetari Adriatik Kelemendi ka bërë thirrje që Faton Hajrizi mos të krahasohet me Milan Radoiçiqin. Sipas Kelmendit, një krahasim i tillë i shërben vetëm interesave të Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka vënë në pah dallimet e shumta në mes Hajrizit e Radoiçiqit.

Ai ka theksuar se Radoiçiqi ishte i stërvitur për të kryer sulme në Kosovë, ndërkaq Hajrizi ishte thjeshtë një i kërkuar nga Policia e Kosovës për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Mos e krahasoni Faton Hajrizin me Milan Radoiçiqin. Fatoni ka qenë kriminel recedivist i thjeshtë, që ka kryer krime në Kosovë, ka ikë nga burgu dhe e ka vrarë një polic në Serbi rastësisht. Milani ka qenë nënkryetar i një partie politike, i cili është stërvitur nga strukturat shtetërore në Serbi dhe ka hyrë me grup të organizuar terroristësh dhe të armatosur rëndë me qëllim pushtimin e një pjese të Kosovës. Fatonin e ka ndjekur shteti i Kosovës për ta arrestuar. Milani ka gëzuar mbështetjen dhe mbrojten e shtetit të Serbisë, si hero. Çdo barazim i Fatonit dhe Radoiçiqit i shkon për shtati vetëm Serbisë dhe është kundër interesave të Kosovës”, thuhet në postimin e Kelmendit.

Faton Hajrizi u vra sot nga forcat e policisë serbe pasi kaloi rreth 36 orë në arrati për shkak të vrasjes dhe plagosjes së një tjetër polici serbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat