Vrasja e Faton Hajrizit, ish-inspektori i AKI-së: Dorëheqja s’mjafton, duhet llogaridhënie nga përgjegjësit

Aktuale

Vrasja e Faton Hajrizit, ish-inspektori i AKI-së: Dorëheqja s’mjafton, duhet llogaridhënie nga përgjegjësit

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 20:35
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se pas vrasjes së Faton Hajrizit nuk mjafton dorëheqja.

Ai ka shtuar se duhet llogaridhënie nga përgjegjësit institucional.

“Pazotësia e institucioneve përgjegjëse (MPB dhe MD) bëri që një i burgosur i arratisur nga burgjet e Kosovës të përfundojë i vrarë nga policia serbe në Serbi”, shkroi ndër tjerash ai.

Postimi i plotë:

Dorëheqja është pak. Duhet llogaridhënie për përgjegjësit institucional.

Dështim komplet i strukturave shtetërore për të menaxhuar një situatë të arratisjes së një të burgosur të arratisur!

Pazotësia e institucioneve përgjegjëse (MPB dhe MD) bëri që një i burgosur i arratisur nga burgjet e Kosovës të përfundojë i vrarë nga policia serbe në Serbi.

Shteti ka përgjegjësi për të menaxhuar suksesshëm çdo situatë komplekse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat