Ish-polici komenton fotografitë: Janë të montuara...

Aktuale

Ish-polici komenton fotografitë: Janë të montuara...

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 06:57
Ish-polici, Visar Rrecaj

Ish-polici, Visar Rrecaj, thotë se fotografitë të cilat janë publikuar nga mediat serbe me armët që pretendohet se Faton Hajrizi ka qenë i armatosur janë të montuara.

Rrecaj thotë se fotografia në të cilën shihet arma me emblemë të UÇK-së është e montuar nga autoritet serbe.

“Duke e njohur Serbinë, dhe duke njohur qëndrimet e saj ndaj neve dhe Republikës tonë, publikimi i fotografive, pastaj shpërndarja e një revoleje me emblemën e UÇK-së këto tani e tuje unë besoj që janë të gjitha montazh, sepse është e pamundshme sipas mendimit tim me ndodhë që me ato armë. Okay…unë besoj që një person i arratisur furnizohet me armë mbrojtëse, mirëpo me kalu në atë shtet ai ka qenë i vetëdijshëm që me marrë edhe emblema, nuk e besoj, pra kjo është një montazh sidomos kjo e UÇK-së. Ajo fotografi do të shkojë shumë lart dhe do të përdoret politikisht, do të përdoret edhe në gjyqin e Hagës, fatkeqësisht! Këto janë montazha dhe shteti ynë duhet të reagojë”, tha ai në emisionin “Info Nata” .

Ndërkaq, për fotografitë ku shihet trupi i viktimës, Rrecaj thotë se mund të jenë reale, pasi që tani më veçse edhe është konfirmuar vdekja e Faton Hajrizit.

“Fotografia e viktimës mund të jetë reale, pasi që ajo edhe tashmë është konfirmuar zyrtarisht, mirëpo jo-reale do të jenë të gjitha gjetjet tjera, jo një teshë, një logo ose emblemë që do të tentojnë ta njollosin Kosovën dhe UÇK-në”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat