Rrëfehet mes lotësh vëllai i kamionistit që vdiq në vendpune në Ferizaj: Vetaksident, m’u duk si vetëvrasje

Aktuale

Rrëfehet mes lotësh vëllai i kamionistit që vdiq në vendpune në Ferizaj: Vetaksident, m’u duk si vetëvrasje

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 08:20
Rizah Hasani

Valon Hasani, vëllai i Rizah Hasanit, të riut që ndërroi jetë ditë më parë në një aksident në Ferizaj, ka rrëfyer mes lotësh për momentin tragjik.

Valoni nuk i përmbajti lotët kur foli për vëllain e tij të vdekur dhe mënyrën se si vdiq ai.

Sipas tij, ai është shumë i zhgënjyer me kompaninë “Bageri” me pronar Bujar Shabani – kompani në të cilën punonte tashmë i ndjeri Rizah Hasani.

Madje, thotë se është tronditur kur e ka parë postimin e kompanisë “Bageri” për aksidentin ku i vdiq vëllai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat