Kastrati: Kosova 500 milionë euro sanksione, “militantët”, krenohen me spotetet e VV-së me disa barkëmëdhenjë në Ujman

Aktuale

Kastrati: Kosova 500 milionë euro sanksione, “militantët”, krenohen me spotetet e VV-së me disa barkëmëdhenjë në Ujman

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 19:35
Ardian Kastrati

Ardian Kastrati, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në Kosovë nuk është asnjë investim i huaj, e ka 500 milionë euro sanksione. Ndërkaq, shton se “militantët e VV-së”, e quajnë sukses realizimin e spoteve elektroale të VV-së në Ujman, ku shumë qytetarë po frekuentojnë aty.

Teksa kritikon Qeverinë Kurti, Kastrati thotë se Serbia ka nënshkruar marrëveshje për litiumin me kancelarin gjerman Olaf Scholze dhe BE-në që do ti sjell fitime me miliarda ekonomisë serbe.

“Nuk na duhet çlirimi nga Serbia sepse e kemi realizuar në 1999-tën. Na duhet ti heqim prangat e mjerimit që Kurti ua ka vendos disave në kokë! Ky është çlirimi i individit. Çlirimi ynë i vërtetë”, ka thënë ndër tjerash Kastrati.

Ai shkrimit ia bashkoi edhe një fotografi ku e bën dallimin në mes Ujmanit që po proklamohet nga Qeveria Kurti si sukses dhe projekteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat