Profesori universitar, Milazim Krasniqi në një postim të tij në facebook ka reaguar pas rastit të ndodhur sot në Ujman.
Ai ka bërë thirrje që të kuptohet loja e Serbisë, e cila po akton politikën paqësore, për ta shtuar presionin e BE-së dhe SHBA-së mbi Kosovën, për Asociacionin.
Sipas tij, gjendja në veri është konflikt i ngrirë që Serbia e shpërthen kur të dëshiron.
Postimi i plotë:
Nuk e kam të qartë pse është kaq e zorshme të kuptohen gjerat kaq të thjeshta. (A na ka trullosë vapa, apo propaganda qeveritare?!) E pra, në veriun e Kosovës situata është kështu: 1. Lista Serbe edhe më tutje është partia kryesore, e përkrahur direkt nga regjimi i Beogradit, 2. qytetarët serbë që i kanë bojktotuar tërësisht zgjedhjet, nuk participojnë fare në qeverisje, 3. qeveria e Serbisë financon arsimin publik, shëndetësinë, administratën paralele, pensionistët, 4. strukurat e shërbimeve sekrete serbe mund të veprojnë pa pengesa, me ndihmën e popullsisë, sipas doktrinës Gerasimov. Prandaj paraqitja si sukses e kryetarëve kukulla dhe e larjes në liqen, janë politika për vajtim. E vërteta është se Serbia po e aktron politikën paqesore, për ta shtuar presionin e BE-së e SHBAsë mbi Kosovën, për Asociacionin. Shqiptarët do të duhej ta kuptonin deri tash se pa një zgjidhje politike, gjendja në veri është konflikt i ngrirë, i cili shpërthen kur të dëshiron Serbia.