PDK: Vendimi i GJND-së e vulosi të drejtën e Kosovës si shtet

Aktuale

PDK: Vendimi i GJND-së e vulosi të drejtën e Kosovës si shtet

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 12:06
PDK

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë kishte konstatuar se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Në përkujtim të kësaj dite, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Postimi:

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për secilin qytetar.

Krenohemi me Kosovën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat