Vazhdon seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve që ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu

Aktuale

Vazhdon seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve që ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 12:34
Faton Hajrizi

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është duke vazhduar mbajtja e seancës dëgjimore lidhur me dy të dyshuarit për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Seanca është duke u mbajtur nga ora 11:00.

“Njoftojmë që për të pandehurit E.B dhe H.XH  është duke vazhduar mbajtja e seancës dëgjimore në Gjykatës Themelore Mitrovicë- Dega në Vushtrri, seancë e cila ka filluar rreth orës 11, lidhur me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Të dyshuarit E.B. dhe H.Xh., dyshohet se kanë ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.

Autoritet serbe deklarojnë se Faton Hajrizi është vrarë në Serbi, pas dyshimit se i njëjti ka vrarë një polic serb, si dhe ka plagosur një tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat