Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës për Biden do të mbetet gjithmonë e thellë

Aktuale

Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës për Biden do të mbetet gjithmonë e thellë

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 12:54
Joe Biden dhe Vjosa Osmani

Nga ditët e tij si Senator i Shteteve të Bashkuara, deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe si President, Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Kështu e ka kujtuar presidentja e Kosovës punën e Biden gjatë viteve të tij në pozita shtetërore.

Pas largimit nga kandidatura e tij për president të Amerikës, Osmani thotë se mirënjohja e popullit të Kosovës ndaj tij, do të mbetet gjithmonë e thellë.

“I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të dhe familjen Biden në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në X.

Osmani ka shkëputur një pjesë të videos nga fjalimi me video nga Presidenti Biden pasi ajoi vet i dha Medaljen Presidenciale Beau Biden (pas vdekjes) në 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat