Çitaku pas heqjes së vizave për serbët e Kosovës: Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti

Aktuale

Çitaku pas heqjes së vizave për serbët e Kosovës: Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 13:33
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Çitaku këtë vendim e ka konsideruar debalk politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetarja e PDK-së tha se ja ku e kanë sjell Kosovën sjelljet infantile dhe avantureske të Qeverisë.

“Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E.  Cfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti.  Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka shkruar  Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat