Një muaj paraburgim për të arrestuarit që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu

Aktuale

Një muaj paraburgim për të arrestuarit që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Dy personave që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themlore Mitrovicë – Dega në Vushtrri.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega në Vushtrri”, thuhet në njoftim,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat