Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, thotë se sipas informatave që ka trupi i Faton Hajrizit, për të cilin raportohet se është vrarë nga forcat serbe, do të kthehet në Kosovë, në fundin e javës së ardhshme.
“Unë pajtohem plotësisht me mendimet se çështja e kthimit të trupit të tij do të marrë kohë.
Sipas informacioneve që unë kam siguruar nga një miku im, mund të ndodh në fund të javës së ardhshme”, tha ai.
“Është një çështje që kisha dashur ta ngrisë, shqetësimin rreth dyshimeve se Institucioneve të Sigurisë së Serbisë mund të keqpërdorin telefonin e tij për ta ndërlidhur me komunikime, mund të organizojnë shkëmbime të sms, bisedave të ndryshme”, shtoi Elezi në Kosova Today.