“RTK njoftoi për një rrezik”, reagon deputeti i VV-së

Aktuale

“RTK njoftoi për një rrezik”, reagon deputeti i VV-së

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 14:08
Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka dalë me një konstatim interesant për mediumin Slobodna Bosna dhe raportimin e fundit të RTK-së.

Ai e quan media kredibile mediumin në fjalë derisa thotë se në Kosovë “reagimet e disa mediave nuk janë reagim ndaj raportimit të Slobodna Bosnes, po pse RTK e ka njoftuar qytetarin e Kosovës për këtë rrezik”.

“Slobodna Bosna është media kredibile në Bosnje. Ajo ka raportuar për synimet e Beogradit për kontroll të mediave në rajon dhe Kosovë. Në hulumtim përmenden dy media të Kosovës.

E në Kosovë, reagimet e disa prej medieve nuk janë reagim ndaj raportimit të Slobodna Bosnes, po pse RTK e ka njoftuar qytetarin e Kosovës për këtë rrezik. Edhe këtë duhet ta dijë qytetari”, shkruan Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat