Arrestimet për patentë shofer në Pejë, zëvendësministri Durmishi jep detaje

Aktuale

Arrestimet për patentë shofer në Pejë, zëvendësministri Durmishi jep detaje

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 14:17
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë në Pejë, në bazë të informatave që ka marrë, ka të arrestuar prej auto shkollave, ekzaminerëve e po ashtu është arrestuat edhe drejtori që ka qenë i njësisë për patentë shofer në Pejë.

Ai tha se gjithë ata që kanë shkel ligjin duhet të marrin dënimin e merituar.

Durmishi: Ka të arrestuar edhe prej auto shkollave, ekzaminerëve

"Nuk e di saktësisht kush janë arrestuar, veç se kam dëgjuar se ka të arrestuar edhe prej auto shkollave, ekzaminerëve. Sipas informatave që kam është arrestuar drejtori që ka qenë i njësisë këtu për patentë shofer në Pejë. Por që këta kanë qenë të zëvendësuar me kohë", tha Durmishi.

Ndërsa ka treguar për masat që kanë ndërmarrë si ministri në këtë drejtim.

Durmishi: Kemi marrë masa, ia kemi shkëputur edhe kontratat

"Shpresoj që kjo punë të shkojë deri në fund dhe gjithë ata që kanë shkel ligjin, kanë bërë veprime antiligjore të marrin dënimin e merituar. Ne kemi marrë masa si ministri, disa prej tyre kanë qenë kontrata që kemi shkëputur në atë kohë dhe disa prej tyre me vendime të komisioneve disiplinore janë larguar nga pozitat të cilat i kanë mbajtur. Pra, aktualisht nuk kemi asnjë pengesë, çdogjë është duke shkuar në rregull këtu në Pejë, po mbahen provimet normalisht sipas orareve të parapara më herët", tha Durmishi.

Ai tha se kjo vizitë e tij këtu, erdhi pas vizitës që kishte në Istog dhe Pejë për çështjen e hartimit të proshkëtit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë- Prizren.

Durmishi: Të gjithë ata zyrtarë që janë arrestuar sot nuk kanë qenë duke punuar në departamentin për patentë shofer

"Sot kam pas një vizitë në Istog dhe në Pejë për çështjen e hartimit të projektit të rrugës lstog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, dhe gjatë rrugës jam informuar se në Pejë kanë ndodhë disa arrestime për zyrtar të cilët më parë kanë punuar në departamentin për patentë shofer në njësinë këtu në Pejë dhe pasi isha në vizitë këtu afër erdha të shoh a ka ndonjë problem në qendrën për patentë shofer në Pejë. Këtu puna po zhvillohet normalisht, pa asnjë problem, për shkak se gjithë ata zyrtarë që janë arrestuar sot nuk kanë qenë duke punuar në departamentin për patentë shofer", ka përfunduar Durmishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat