Rasti i Faton Hajrizit, eksperti i sigurisë thotë se Serbia nuk ia arriti qëllimit

Aktuale

Rasti i Faton Hajrizit, eksperti i sigurisë thotë se Serbia nuk ia arriti qëllimit

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 15:06
Mensut Ademi

Çështja e Faton Hajrizit, u trajtua edhe sot në emisionin Kosova Today.

Eksperti i sigurisë Mensut Ademi, tha se Serbia u mundua të krijonte një barazi me këtij rastit dhe sulmit terrorist në Banjskë.

“Por, në këtë rast nuk ka mundur t’i realizojë qëllimet e veta”, tha Ademi.

Ai theksoi se policia serbe nuk ka pasur urdhër ta arrestojë Faton Hajrizin, por ta eliminojë atë.

“Policia e secilit vend në botë, në moment që menaxhohet situata nuk shkon në eliminim, por shkon në arrestim. Dhe, vet armatimi dhe përdorimi, çdoherë kanë menduar në eliminim. Për shkak të krjimit të një kauze”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat