KQZ-ja miraton rregulloren për votimin nga jashtë Kosovës

Aktuale

KQZ-ja miraton rregulloren për votimin nga jashtë Kosovës

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 15:12
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi rregulloren për regjistrimin dhe votimin nga jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së, kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare.

Gjithashtu procedimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të pranuara përmes postës dhe platformës elektronike, procesin e konfirmimit dhe kundërshtimit, votimin përmes postës, vlerësimin e dërgesave postare të pranuara përmes postës dhe votimin në përfaqësi diplomatike.

Rregullorja nr. 17/2024 e cila u miratua është nga më të rëndësishmet të procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat