Drejtori i Televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, ka arritur në mbledhjen e bordit.
Siç na njoftojnë gazetarët e Nacionales nga terreni, ai para gazetarëve ka thënë: “Nuk e di se çka ka ndodhë, nuk e di pse jemi mbledhë këtu sot”.
Pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimet e shumta që sot kanë qenë temë e ditës dhe nëse i ka parë të njëjtat, ai është përgjigjur:
“Na nuk lexojmë lajme, na prodhojmë lajme”.
Ndryshe, RTK në edicionin e lajmeve mbrëmjen e së hënës, sulmoi Nacionalen dhe Periskopin duke cituar akuza të një medium jokredibil boshnjak.
Shumë gazetarë të transmetuesit publik, janë distancuar tashmë nga ky veprim.