Osmani kujton Manajn në 24-vjetorin e vrasjes së tij

Aktuale

Osmani kujton Manajn në 24-vjetorin e vrasjes së tij

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 17:27
Shaban Manaj

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani, ka kujtuar veprimtarin Shaban Manaj, në 24-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në historinë e Kosovës, emri i Shaban Manajt mbetet simbol i përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe angazhimit të palëkundur.

“Një veprimtar politik, avokat dhe bashkëpunëtor i presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, i cili mishëroi qëndresën, shpresën, drejtësinë dhe barazinë u rrëmbye dhe u vra.

Kontributi i Shaban Manajt për kauzën e lirisë dhe demokracisë do të kujtohet përgjithmonë dhe do të jetë frymëzim për brezat, ndërkaq vendosja e drejtësisë do të jetë angazhim i yni i vazhdueshëm!”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat