Kelmendi: Krenar me kolegët që po distancohen, me ta rri ndezur shpresa se gazetaria do të mbijetojë

Aktuale

Kelmendi: Krenar me kolegët që po distancohen, me ta rri ndezur shpresa se gazetaria do të mbijetojë

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 17:30
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, shprehet krenar me kolegët gazetarë të cilët po distancohen nga trysnia e parapolitikës për ta shëndrruar mediumin publik në mjet të propagandës, linçimit dhe ngulfatjes së fjalës së lirë.

“Edhe pse Kosova këtë vit ka rënë për plot 19 vende poshtë listës së mediave të lira, me kolegë si këta rri ndezur shpresa se gazetaria kosovare do ta mbijetojë këtë periudhë të zymtë!”, shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë:

Çfarë revolucioni estetik po ndodh në RTK.

Krenar me kolegët gazetarë, të cilët po distancohen nga trysnia e parapolitikës për ta shndërruar mediumin publik në mjet të propagandës, linçimit dhe ngulfatjes së fjalës së lirë.

Edhe pse Kosova këtë vit ka rënë për plot 19 vende poshtë listës së mediave të lira, me kolegë si këta rri ndezur shpresa se gazetaria kosovare do ta mbijetojë këtë periudhë të zymtë!

#distancohem

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat