Gruda i PDK-së: Haxhiu duhet të shkarkohet, është ministrja më e dështuar

Aktuale

Gruda i PDK-së: Haxhiu duhet të shkarkohet, është ministrja më e dështuar

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 17:40
Perparim Gruda

Zyrtari i PDK-së, Perparim Gruda, ka thënë se ministrja Albulena Haxhiu, duhet të japë dorëheqje. Sipas Grudës, Haxhiu është ministrja më e dështuar dhe ajo duhet të zëvendësohet.

 “Kjo është ministrja më e dështuar dhe ne kërkojmë që të japë dorëheqje. Kërkojmë që të zëvendësohet me një person tjetër që është kompetent”, ka thënë Gruda në Frontal.

Ai tutje ka thënë se ministrja Haxhiu është e pavetëdijshme për rolin e saj që ka si ministre.

“Kjo ministre është e pavetëdijshme për pozicionin që ka”, ka shtuar tutje Gruda

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat