Kica-Xhelili për RTK-në: Servilitet i gërditshëm nga të paditur e të pafytyrë kronikë

Aktuale

Kica-Xhelili për RTK-në: Servilitet i gërditshëm nga të paditur e të pafytyrë kronikë

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 20:13
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se RTK nuk bënte zë gjatë kohës kur mediumet sllovene raportonin për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ndërsa tani me një lajm të pakonfirmuar servilosen ndaj pushtetit.

Kica ka përmendur dy raste duke akuzuar RTK-në për servilosje ndaj pushteti.

“Kur televizioni publik slloven e filloi emisionin me skandalet kriminale të Martin Berishajt, deputetët e Vetëvendosjes i mbyllnin sytë dhe ja fshihnin veprat penale në Kosovë. RTK, natyrisht, zgjodhi të mos bëzante aq se e hidhëronte shefin e madh.”

“E kur televizioni boshnjak me burim të pakonfirmuar flet për dy mediume të Kosovës dhe lidhjen e tyre me Vuçiçin, po këta deputet hidhen në vallen e virozave propaganduese patetike, dhe e shpërndajnë si fakt të pakonfestuar. E RTK, hedh sërish vallen e argatit të pushtetit.” – ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se: “Servilitet i gërditshëm nga të paditurë e të pafytyrë kronik!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat