Kurtishaj: Çka është ky helm që derdhet drejt bregdetit shqiptar?!

Aktuale

Kurtishaj: Çka është ky helm që derdhet drejt bregdetit shqiptar?!

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 21:25
Ruzhdi Kurtishaj

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se përveç Durrësit dhe Vlorës, ku ka pasur një rritje çmimesh, në Shëngjin dhe Velipojë çmimet kanë mbetur të njëjta si vitin e kaluar.

Sipas Kurtishajt, disa individë po përhapin dezinformata për të dëmtuar imazhin e bregdetit shqiptar.

“Çmimet e Shëngjinit dhe Velipojës janë të njëjta me të vitit të kaluar. Them të drejtën ne vërejtën tonë i kemi shpreh edhe për Durrësin dhe për Vlorën. Unë pikërisht një javë para se të shohim komunikimin e kryeministrit (Edi Rama), kam shprehur shqetësimin e tyre ën disa media të Shqipërisë. Nuk kemi ngritje të çmimeve, nuk e di çka është ky helm që hedhet derdhet drejt bregdetit shqiptar.

Ndodh duan ta shohin kështu por realiteti është ndryshe, dhe jo Ruzhdia po as dikush tjetër, çka do lek që paguan nga agjencitë e huaja, që nuk dua të hyjë se eksitojnë dyshimet e bazuara që janë agjencitë e huaja ato që kanë ndikuar për fat të keq që ato të ngrisin çmimet dhe të japin… janë agjencitë të shërbimeve, që supozohet të kenë pasur ndikim të drejtpërdrejt në ndonjë hotel. Dhe menjëherë janë versulur disa portale duke e paraqitur Shqipërinë si një vend më të shtrenjtit në rajon”, ka thënë Kurtishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat