Komuna e Podujevës aktualisht nuk ka asnjë inspektor të ndërtimit.
Këtë e ka konfirmuar, kryetari i kësaj komune Shpejtim Bulliqi. Ai ka thënë se kanë hapur konkurs tetë herë për këtë pozitë, por nuk ka pasur të interesuar.
Sipas tij, pagesa mund të jetë një nga arsyet.
“Një inspektor ndërtimi ka pasur Podujeva tash nuk e ka asnjë. Është hera tetë që kemi shpallë konkurs dhe nuk është paraqitet askush. Paga në administratën komunale është e dobët. Një inspektor ndërtimi në një institucion privat vetëm për me lënë diplomën e tij në dispozicion merr pagë 1000 euro, në komunë diku 600-700euro”, ka thënë Bulliqi.
Ai ka thënë se në mungesë të inspektorit resorin e ndërtimit po e mbulojnë me zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit.