Ahmetaj: Njohja e pasaportave ilegale, cenon integritetin territorial të Kosovës

Aktuale

Ahmetaj: Njohja e pasaportave ilegale, cenon integritetin territorial të Kosovës

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 23:39
Mimoza Ahmetaj

“Dritën jeshile” për lëvizje të lirë për serbët e veriut që janë të pajisur me dokumenta të lëshuara nga institucionet ilegale në Kosovë, nënkretarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj po e sheh si cenim të integritetit territorial të vendit tonë.

Ahmetaj ka shprehur indinjatë për këtë vendim të Bashkimit Evropian, duke thënë se në këtë formë po cenohet edhe integriteti institucional i Kosovës.

“Shpreh indinjatën time për një vendim të tillë të Bashkimit Evropian duke marr parasysh që njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet ilegale në Kosovë, në një formë do ta legjitimojë edhe prezencën e institucioneve ilegale serbe në Kosovë për me tepër do të jetë shenjë e cenimit të integritetit territorial dhe institucional të Kosovës”, është shprehur ajo.

Sipas Ahmetajt, vendimi i djeshëm për vizat, tregon gjendjen e mjerë në të cilën sipas saj gjendet kryeministri, Albin Kurti.

“Ky nuk ka qenë vendim i papritur, por është një cikël i vendimeve. Për më tepër kreu i ekzekutivit e ka pasur një mundësi të tillë që të lobojë të kontaktojë me krerë të shteteve anëtare, po edhe njëherë vendimi i djeshëm tregon situatën e mjerë në të cilën gjendet Kurti dhe për më tepër faturën e gjendjes së tij, po e paguan Kosova’, ka shtuar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat