Edhe aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, është përfshirë në debatin mbi raportimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Televizioni publik ngjalli reagime të shumta nga gazetarët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, partitë opozitare dhe ekspertët e mediave, pasi publikoi një shkrim të portalit nga Sarajeva “Slobodna Bosna” për planet e supozuara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në rajon dhe kontrollin e dy portaleve në Kosovë nga pushteti i tij.
Kjo gjë ka bërë që edhe disa gazetarë dhe redaktorë të punësuar në këtë medium të distancohen nga ajo kronikë që u transmetua në RTK më 22 korrik.
Lidhur me këtë çështje, Gjinovci ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, se po tenton “lodhët ta kap RTK-në”.
Por, ai ka pyetur këta gazetarë dhe redaktorë se ku ishin të njëjtët që nuk reaguan kur ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ia kishte bërë më sy gazetarit Rdivan Berisha, përcjell Bota sot.
“Edhe unë jam kundër kapjes së RTK-së, sidomos qishtu lodht qysh po munohet me kapë VV-ja, ama unë jam veteran i kësaj kauze. Po më intereson ku ishin këta gazetarë të RTK-së e krejt këta që po reagojnë kur ja bojke Kadri Veseli me sy Ridvanit live në emision?
Allahile a menoni që kena pësu amnezi kolektive a çka?”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Ai ka parashtruar edhe disa pyetje tjera.
“Disa pyetje për çështjen
1. Pse VV nuk ka vizion tjetër për RTK-në? Vizion për me bo medien më t'mirë në vend, ashtu që përmes kualitetit me ndërru tregun medial në Kosovë. Pse VV e ka vizionin si PDK-LDK-AAK-Nisma, me e shti nën kontroll t'vetin?
2. Pse standardi i kërkum për RTK-në, për verifikim të hulumtimit të Slobodna Bosna, nuk vlen për këta që po ankohen? Pse këta bën me shpifë e me qitë lajme t'paverifikume, e RTK s'bën?
3. Kushdo që po ankohet, ku ishin këta kur protestojshim ne kundër kapjes së shtetit, simbol i të cilit u pat bo Adem Grabovci? Apo ku ishin këta kur Kadri Veseli ia bojke me sy Ridvanit? Apo kur u zhvatshin miliona me seriale e produkte zhgl?
4. Pse duhet me i bë këto pyetje? Edhe sa vjet kena mu sillë në të njëjtin rreth, kurrë pa përparu?”, ka shkruar Rron Gjinovci./Botasot